3 mënyra si të jemi politikisht korrekt kur politika bëhet diskutim në ambjentet e punës

257
Group of business people working at office

Group of business people working at office

Për gjenerata të tëra punonjësish diskutimi i çështjeve politike në punë ishtë tabu, por me kalimin e kohës dhe sidomos në ditët e sotme ku përdorimi i mediave të ndryshme sociale ka kapërcyer çdo barrierë, disutimi i tyre është kthyer në diçka të zakonshme.

A mund të diskutojmë lirshëm për politikën në ditët e sotme në ambientet e punës?

Nëse ne diskutojmë për politikën në rrjetet sociale online, ne në mënyrë indirekte e sjellim atë edhe në ambientet e punës, prandaj pyetja e saktë nuk është nëse mund të diskutojmë apo jo për politikën në ambientet e punës por si ta mirëmenaxhojmë një çështje kaq delikate në momentin kur ajo bëhët pjesë e diskutimeve tona.

Më poshtë do të lexoni 3 këshilla që do t’ju ndihmojnë për të ruajtur harmoninë në momentin kur diskutoni çëshjte politike në ambientet e punës:

1- Ruani etikën. Shprehini mendimet tuaja me qetësi dhe pse jo duke treguar simpati

Gjëja e parë që duhet të keni parasysh është se të gjithë ne kemi të drejtën të mendojmë dhe të arsyetojmë ashtu siç mund të na duket më e drejtë, gjë kjo që mund të jetë ndryshe edhe nga mendimi i të tjerëve. Dhe pse jo ta shprehim një mendim të tillë edhe në ambientet e punës, por gjithmonë nëse ruajme etikën dhe pa fyer askën sidomos kur çështjet në diskutim janë delikate, siç janë edhe ato politike. Ne jemi të ndryshëm nga njëri-tjetri dhe si pasojë edhe bindjet politike që kemi do të jenë të ndryshme. I rëndësishëm është fakti që ne të dimë sesi të shprehim një mendim pa fyer askënd dhe mbi të gjtiha askush nuk duhet të ndihet i friksuar në punë sepse ka bindje politike të ndryshme me dikë tjetër. Gjithmonë do të ketë persona që do të ndajnë të njetat mendime me ne dhe të tjerë që do të kenë mendime të ndryshme.

2- Shpeherë heshjta është lëvizja e duhur

Gjëja e dytë që s’duhet ta harroni kurrësesi është se nëse përfshiheni në dikutime të nxehta politike këshillohet që të tërhiqeni dhe të qëndroni në heshtje, sepse ajo është lëvizja më e duhur që mund të bëni në ato momente sepse ju nuk keni pse të bindni askënd për bindjet tuaja. Ne jetojmë në një sistem demokratik ku gjithsekush shkon të votjë vetëm dhe ku mbi të gjitha vota është e fshehtë.

3- Kultura e kompanisë është balancuesi kryesor

Diskutimi i çështjeve politike edhe në ditët e sotme ku mund të flasësh lirshëm për gjithçka, në disa kompani të caktuar nuk lejohet sepse punonjësit nuk janë të aftë që bindjet e tyre të ndryshme politike të mos t’i përfshijnë edhe gjatë procesit të punës. Prandaj kultura e një kompanie është balancuesi kryesor në situata të ngjashme, nëse mund të mirëmenaxhoni një çështje të tillë e cila të mos ndikojë në procesin e punë , nuk ka asgjë të keqe të diskutohet dhe të ndahen mendime të ndryshme por nëse ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në procesin e punë më mirë të mos e lejoni fare.

Në fund të ditës në jemi të gjithë qytetarë të një shteti dhe puonjës të së njejtës kompani – dhe është detyrë e kompanisë në të cilën punojmë që të vendosë rregulla të caktuara të cilat jo vetëm që të mos ndikojnë në procesin e punës por të mos ndikojnë asnjërin prej individëve që mund të ketë bindje të ndryshme politike me të tjerët.

Burimi: Revista Monitor