3 miliardë lekë investim për mbrojtjen nga përmbytjet e Vjosës

28

Në Selenicë për të parë po kryhet një prej investimeve më të mëdha për mbrojtjen nga përmbytja e lumit Vjosë.

Rreth 3 miliardë lekë janë dhënë nga qeveria për ndërtimin e 8 penelave mbrojtëse dhe një argjinaturë të re, për të frenuar përmbytjen dhe gërryerjen e tokave bujqësore, si dhe vërshimin e prurjeve të lumit në stacionin e ujit të pijshëm.

Aktualisht punimet në këtë investim janë realizuar në masën 68%. Argjinatura e re me gjatësi 2620 metra dhe 8 penelat mbrojtës pritet të përfundojnë para nisjes së dimrit. Aktualisht Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural është duke kryer investime për mbrojtjen nga përmbytjet edhe në pjesë të tjera të shtratit të lumit Vjosa në Fier.