3 strategji që do t’ju largojnë nga varësia teknologjike

589

Njëherë e një kohë, kur njerëzit flisnin për varësi, e kishin fjalën për drogën. Sot, ajo ka të bëjë edhe me sjelljet dhe teknologjinë, në veçanti për celularët dhe aplikacionet që ato kanë. Shpesh kompanitë e teknologjisë i përshkruajnë produktet si mjete që do ta bëjnë botën një vend më të mirë.

Edhe pse mund të jenë krijuar me qëllime të mira, disa teknologji janë ndërtuar në një mënyrë aq të përsosur, saqë njerëzit janë bërë të varur prej tyre. Sipas Adam Alter, profesor i marketingut në Universitetin e Nju Jorkut dhe autor i librit “Irresistible” së fundi, koha e tepërt para ekranit i bën njerëzit më pak të lumtur dhe të shëndetshëm.

Në fakt, një studim i fundit ka treguar se njerëzit që përdorin platformat e rrjeteve sociale janë tre herë më të rrezikuar nga depresioni dhe ankthi. Kërkues të Universitetit të Kolumbias dhe Universitetit të Pensilvanisë zbuluan se kishte një lidhje të qartë midis përdorimit të smartphone-ve dhe stresit. Megjithëse e dinë se teprimi me teknologjinë është i pashëndetshëm, njerëzit nuk e dinë kur dhe si të ndalojnë. Alter këshillon këto tre teknika:

1-Shmangni shpërqendrimet

Email-i është një nga shpërqendrimet kryesore në punë. Alter thotë se email-i i zakonshëm i punës hapet brenda vetëm gjashtë sekondave, por një personi mund t’i duhet deri në 25 minuta për t’iu rikthyer punës në gjendjen që ishte para se të kontrollonte email-in. Shpesh, ju mund ta kontrolloni email-in dhe instinktivisht si shpërqendrim ose për t’u marrë me diçka në një moment mërzie. Në vend që të përpiqeni të shpërqendroni veten me teknologji, Alter thotë që ju, që jo vetëm e toleroni mërzinë, por edhe e “përqafoni” atë.

2-Caktoni kufij fizik

Sigurisht që nuk do të arrini ta reduktoni menjëherë varësinë tuaj ndaj teknologjinë, por mund ta bëni hap pas hapi, duke e rritur gjithnjë e më shumë kohën që kaloni offline. Alter rekomandon: “Kur shkoni për kafe në punë, lëreni celularin në zyrë. Kështu do ta keni fizikisht të pamundur të përdorni atë çka po përpiqeni ta shmangni”. Me kalimin e kohës, mbajeni pajisjen pranë vetes, por bëjini ballë tundimit për ta përdorur.

3-Përdoreni kohën e lirë në mënyrë produktive

Tashmë është bërë e zakonshme që njerëzit të nxjerrin celularin nga xhepi kur ndodhen në ashensor me njerëz të panjohur, duke pritur radhën në dyqan, apo në çdo situatë tjetër kur e ndiejnë veten të shqetësuar ose të mërzitur. Përdoreni më mirë këtë kohë për të menduar.