3 Ushqimet që Duhet t’i Konsumoni në Shkurt

3

Shkurti shënon kalimin nga dimri në pranverë dhe sjell një ndryshim në disponueshmërinë e ushqimeve. Tre nga ushqimet më të shëndetshme për këtë muaj janë avokado, brokoli dhe qepët e kuqe.

  • Avokado është e pasur me yndyrna të shëndetshme, vitamina dhe minerale që ndihmojnë shëndetin e zemrës dhe ulin nivelin e kolesterolit të keq.
  • Brokoli përmban vitamina C dhe K, fibra dhe antioksidantë që forcojnë imunitetin dhe ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve kronike.
  • Qepët e kuqe janë të pasura me antioksidantë dhe kanë veti anti-inflamatore që mbrojnë zemrën dhe ulin presionin e gjakut.

Përfshirja e këtyre ushqimeve në dietën e përditshme ndihmon në mbajtjen e një organizmi të shëndetshëm dhe të balancuar.

Referenca: ata.gov.al