300 objekte bizhuteri e veshje shqiptare në Muzeun Etnografik të Budapestit

3
Një pasuri kulturore e jashtëzakonshme, e cila i është shitur muzeut në Budapest nga Palokë Laca në shek.XX, një personazh që po rilind në dritën e hulumtimeve të thella dhe bashkëpunimit mes Muzeut Marubi dhe muzeologëve hungarezë.
Në qershor 2025, ky koleksion unik do të ekspozohet për herë të parë në Shkodër, në Muzeun Marubi, duke ofruar një mundësi të pazakontë për t’u njohur me artizanatin shqiptar dhe lidhjen e tij me kulturat e tjera.