35 vjecari i futet bujqësisë: Punësoj 20-30 persona gjatë sezonit

99

Eglianti 35 vjeç, vendosi të merrej me bujqësi dhe ka nisur nje biznes fitimprures.

Ai e nisi me 10 hektarë të marra me qira dhe në këto dy vite e ka shtrirë prodhimin në 37 hektarë të mbjella me varietete të hudhrës, duke punësuar edhe banorë të zonës.

Vetë Eglianti u shpreh se dëshira dhe vizioni i tij është për t’u automatizuar me sa më shumë të mundet.

“Ne kemi 5 punëtorë në vazhdimësi gjatë gjithë kohës, por në sezon arrijmë në 20 deri në 30 persona. Sfida kryesore, ose të paktën mësimi më i madh në sektorin e bujqësisë është që asnjëherë të mos mërzitesh nga dështimet afatshkurtra. Bujqësia do shumë durim dhe kohë për të qenë i suksesshëm”, tha ai.