Cilat janë ushqimet më të shëndetshme që duhet të konsumoni në plazh?

71

Temperaturat e larta në plazh e bëjnë tepër të vështirë për pushuesit zgjedhjen e ushqimit që duhet të konsumojnë.

Dietologia, Lisa Drayer, tregon për ushqimet që duhen konsumuar në plazh. Sipas saj, shalqiri dhe sallatat me djathë janë ato që duhen konsumuar patjetër. Por gjithashtu konsumimi i bajameve dhe frutave si banania, pjeshka, portokalli janë tepër të shëndetshme.

Shalqiri është fruti ideal i verës. 92% e peshës së tij është ujë. Ai është hidratuesi më i mirë këtë stinë. Hidratimi është i rëndësishëm për kujtesën dhe humorin. Shalqiri është i pasur me antioksidantë, vitaminat A dhe C por edhe likopen që ul rreziqet e diabetit, tensionit të gjakut, retinës dhe artritit.

Një grusht bajamesh në ditë është ndihma më e mirë që mund t’i japësh organizmit. Bajamet parandalojnë problemet e zemrës dhe ndihmojnë për të ulur peshën.

Bananet janë një burim shumë i mirë energjish, pikërisht çfarë ju duhet për të zhvilluar aktivitete fizike gjatë verës. Konsumi i gjysmë bananeje çdo 15 minuta gjatë një prove me kronometër në biçikletë do të ishte efikas njësoj si konsumi i një pije që u jepet aktualisht sportistëve.

Pjeshkët e freskëta janë burim i mirë i fosforit, i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse ndikon në shëndetin e eshtrave dhe dhëmbëve, rritjen dhe rigjenerimin e indeve dhe mirëmbajtjen e vlerave të ph në gjak.

Portokallet janë të pasura me vitaminë C, antioksidanti kryesor që tretet në ujë, për të cilin trupi ka kaq shumë nevojë. Vitamina C çarmatos radikalet e lira dhe parandalon dëmet në qeliza.

Sallata jeshile është e pasur me vitaminën K që luan një rol të rëndësishëm për shëndetin e kockave dhe të zemrës. Pamjaftueshmëria e vitaminës K në organizëm mund të shkaktojë trombozë, gjakderdhje dhe probleme serioze me kockat.