38-vjetori i Muzeut Ikonografik “Onufri”

2

Para 38 vjetësh, më 27 shkurt të vitit 1986, do të hapej për publikun Muzeu i Ikonografisë “Onufri”.

Në vitin 1986 me nismën e shumë personaliteteve e specialistëve të kulturës, thesari i madh i ikonave dhe objekteve liturgjike që rrinin të arkivuara prej vitesh, pas ndalimit të ushtrimit të besimit, u ekspozuan për publikun në këndvështrimin artistik e historik.

“Onufri” po ashtu vazhdon të ofrojë edhe programe edukimi për nxënës e studentë nga gjithë Shqipëria. Gjithashtu ai theksoi dhe faktin se prej disa vitesh në muze është funksional Laboratori i Restaurimit që tashmë restauron e konservon kryeveprat artistike që datojnë nga shek XIV – XX.

I vendosur në ambientet e Katedrales “Fjetja e Hyjëlindëses” e shekullit të 18-të, ky muze është një nga emblemat e trashëgimisë kulturore kombëtare dhe krenaria e pasurive historike e fetare të Beratit.

Koleksioni i muzeut përbëhet nga 200 objekte të përzgjedhura nga fondet e kishave dhe manastireve të rrethit të Beratit. Ai përbëhet kryesisht nga ikona dhe një grup objektesh liturgjike. Veprat e këtij muzeu datojnë nga më të vjetrat të shekullit XIV deri në fillim të shekullit XX. Ikonat janë realizuar nga piktorët ikonografë si: Onufri, Nikolla i biri i Onufrit, Onufër Qiprioti, David Selenica, Kostandin Shpataraku, Adam Kristo si dhe piktorët me mbiemer Çetiri (Gjergji, Joani, Nikolla, Naumi, Gjergji i riu dhe Ndini), si dhe nga shumë piktorë të tjerë anonimë. Kurse objektet liturgjike, kryesisht, mbajnë firmën e argjendarëve shqiptarë ndër shekuj.

/ata.gov.al