SHIFRAT/ Produktet bujqësore shqiptare të kërkuara nga BE, eksportet njohin rritje

20

Eksportet e produkteve bujqësore shqiptare, po rrisin praninë e tyre në tregjet e huaja.

Përgjatë 10 muajve të parë të këtij viti, eksportet bujqësore u rritën me 5.5 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas statistikave të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për këtë periudhë bujqësia ka eksportuar produkte në vlerën 15.6 miliardë lekë, ose 129 milionë euro. Ndër produktet kryesojnë frutat dhe perimet e freskëta të prodhuara nga fermerët nga zona të ndryshme të vendit.

“Në total janë eksportuar rreth 205 mijë ton produkte të freskëta bujqësore. Ndërkohë që edhe agroindustria ka njohur rritje të eksporteve në raport me një vit më parë”, bën të ditur MBZHR.