4 elemente të një lidershipi ideal që garantojnë sukses

318

Të shumtë mund të jenë liderët, por të paktë janë ata që dinë vërtet të drejtojnë një ekip pune.

Dallimi kryesor ndërmjet një lideri të mirë dhe liderit ideal është në mënyrën sesi ata drejtojnë ekipin e punës, një ndër elementet kryesorë të një lidershipi të suksesshëm.

Të drejtosh nuk do të thotë të japësh urdhra

Disa prej liderëve më të suksesshëm janë ata që nuk u japin urdhra punonjësve të tyre, sepse të drejtosh një kompani nuk do të thotë të urdhërosh. Liderët e suksesshëm i ndihmojnë ekipet e tyre të punës që të zhvillohen dhe të rriten profesionalisht, duke u ofruar atyre trajnime të ndryshme. E gjitha luhet edhe në gjetjen e balancave ndërmjet një mungese kontrolli dhe një kontrolli të lartë.

Fleksibiliteti

Liderët e suksesshëm janë të përgatitur për të ndryshuar dhe për t’u përshtatur me situata të ndryshme në çdo moment. Ata janë në gjendje të mendojnë dhe të marrin vendime shumë shpejt, dhe më e rëndësishmja, dinë të marrin një rendiment të lartë dhe rezultate pozitive nga punonjësit e tyre.

Respekti

Sipas disa prej liderëve më të suksesshëm, një prej mënyrave më të mira për t’u treguar punonjësve respekt është nëpërmjet besimit që ju u jepni atyre. Asnjë punonjësi nuk i pëlqen që të drejtohet dhe të urdhërohet, njëkohësisht edhe një prej mënyrave më të shpejta për të humbur respektin te lideri. Për këtë arsye, këta të fundit duhet t’u japin besim punonjësve të tyre të ndërmarrin rreziqe të caktuara dhe madje edhe të pranojnë dështimin. Nëse ju nuk i besoni punonjësve tuaj dhe nuk tregoni respekt, prisni të njëjtën gjë edhe prej tyre.

Komunikimi

Liderët e suksesshëm janë edhe dëgjuesit më të mirë, në mënyrë që të kuptojnë problematikat e stafit të tyre. Ata e dinë fare mirë se në situata të ndryshme duhen përdorur mënyra të ndryshme komunikimi. Një lider nuk do të jetë kurrë i suksesshëm nëse ai nuk do të ketë aftësi të larta komunikuese.