4 këshilla nëse bashkëpunoni me një startup

88

Ju keni investuar shumë në krijimin e kompanisë suaj.

Për këtë duhet të siguroheni që edhe çdo kompani tjetër me të cilën ju mund të bashkëpunoni si dhe në rastin e startup-eve, të bëjë të njëjtën gjë dhe të vazhdojë të investojë dhe të vazhdojë rritjen e kësaj kompanie.

Bashkëpunimi me një startup shoqërohet edhe me rreziqe për vetë natyrën e një kompanie të tillë, prandaj përpara se ju të bashkëpunoni me të duhet të bëni kërkimet e duhura që gjatë procesit të bashkëpunimit të mos përballeni me asnjë gjë të papritur.

Lexoni më poshtë 4 gjëra të cilat duhet t’i dini përpara se të bashkëpunoni me një startup:

1-Qëndrueshmëria e kompanisë

Pjesa më e madhe e startup-eve ashtu siç krijohen, në po të njëjtën mënyrë edhe shkatërrohen. Prandaj përpara se ju të vendosni që të bashkëpunoni me një startup, ju duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm dhe të hetoni mbi qëndrueshmërinë e kësaj kompanie. Për këtë ju duhet të merrni një kopje të bilanceve të kompanisë që nga viti kur ajo është krijuar dhe të shikoni me kujdes ecurinë e saj.

2-Mundësi për blerje

Shumica e kompanive stratup, që në momentin e krijimit, e dinë fare mirë që në një moment të caktuar, ato do të blihen nga një kompani më e madhe. Por nëse qëllimi i bashkëpunimit tuaj me një startup është që ta blini atë, këshillohet që përpara se të bashkëpunoni me të, të kontrolloni edhe kontratat që mund të ketë nënshkruar me kompani të tjera po për këtë qëllim.

3-Siguria e informacionit

Një prej gjëra më të rëndësishme që duhet të dini përpara se të bashkëpunoni me një startup është nëse kjo e fundit ka një sistem të sigurt të teknologjisë së saj të informacionit. Ju duhet të siguroheni për këtë gjë, në rast se doni të siguroni edhe të dhënat e kompanisë suaj.

4-Kompani e siguruar

Zakonisht startup-et operojnë me buxhete shumë të vogla dhe nuk janë siguruara në rast të një katastrofe natyrore, që është rasti me ekstrem apo në rast të një zjarrvënieje që mund të shkatërrojë të gjithë startup-in. Prandaj përpara se të vendosni të bashkëpunoni me një startup sigurohuni që të paktën, ajo të jetë e siguruar.

Burimi: Revista Monitor