4 këshilla për liderat që duan të kenë një kompani të suksesshme

98

Për të pasur një kompani sa më të suksesshme dhe një kulturë kompanie ndër më të mirat, liderat e kompanive duhet të fillojë dhe të zbatojnë pikat e mëshposhtme:

1. Thjesht thoni “jo”

Tregu i sotëm ofron një shumëllojshmëri mundësish prandaj ju duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm në përzgjedhjen e tyre, përkundrazi ju do të shndërroheni në një “rob” të këtyre mundësive, nëse nuk i filtroni ato. Me çdo projekt të ri që përballeni, këshillohet që përpara se ta merrni përsipër ju duhet ta analizoni atë nëpërmjet planit tuaj strategjik. Nëse ai është një projekt që i përmbush objektivat tuaja dhe të stafit tuaj, atëherë pranojeni, në të kundërt thjesht thoni “jo”.

2. Tregohuni egoist me kohën tuaj

Axhendat e liderave të disa prej kompanive më të suksesshme janë edhe ato më të zënat. Ata shkojnë nga një mbledhje në një tjetër, nga një konferencë në një tjetër, sepse tek e fundit kjo është një pjesë e rolit të tyre si drejtues. Por kjo nuk do të thotë që ata të mos t’i kushtojnë më vetes së tyre kohë për t’u zhvilluar profesionalisht. Çdo ditë është një mundësi shumë e mirë që ata të zhvillojnë më tej stilin e tyre të lidershipit, qasjen dhe aftësitë e tyre, në të kundërt ata do të përballen me barriera të cilat ata nuk do të mund t’i kapërcejnë.

3. Jepini stafit tuaj mundësinë për t’u rritur profesionalisht

Shpeshherë liderat përveç rolit të tyre bëjnë edhe rolin e supervizorit të skuadrës, dhe tentojnë që të ndërhyjnë edhe në profesionet e anëtarëve të tjerë të ekipit të tyre për të qenë në dijeni të plotë të ecurisë së punës. Por nëse ju nuk keni besim tek aftësitë e punonjësve tuaj, atëherë ju bëni një prej gabimeve më të rënda të një lideri. Në vend që ju të ndërhyni në punën e tyre, pyetini ata nëse kanë ndonjë vështirësi, merrni atyre mendim për projekte të ndryshme dhe do ta shikoni që feedback-u do të jetë më i madh. Mundohuni të krijoni një ambient të tillë ku punonjësit të mësojnë aftësi të reja dhe të rriten profesionalisht vit pas viti.

4. Delegoni detyrat dhe përqendrohuni tek e nesërmja

Ekonomia po ecën me hapa të shpejtë. Vendet e reja të punës janë të shumta dhe bizneset po zhvillohen. Por ekspertë të ndryshëm të ekonomisë paralajmërojnë se situata nuk do të jetë kështu gjatë gjithë kohës por ajo mund të ndryshojë për më keq. Recesioni mund të ndodhë dhe të ardhurat të bien dhe mundësitë të zvogëlohen. Prandaj delegojini sa më mirë detyrat tuaja dhe mbi të gjitha mëndoni për të nesërmen, qe edhe në rastin më të keq të mundshëm, ju të jeni të përgatitur.

Burimi: Revista Monitor