4 mënyra si të motivoni punonjësit tuaj për rendiment më të lartë

306

future-generation-rewards-without-work

Faktorët motivues për punonjësit janë të shumtë. Paratë, pushteti, mundësia për t’u dalluar nga të tjerët, vlerësimi, etj.

Pavarësisht faktorëve që mund të jenë motivues dhe që ju shtyjnë drejt niveleve gjithnjë e më të larta, edhe në këtë pikë duhet bërë kujdes, sepse përkushtimi i tepruar në një fushë të caktuar mund të shkaktojë dobësimin e fushave të tjera, prandaj çdo gjë duhet të jetë e mirëbalancuar.

Më poshtë do të lexoni 4 fjalë të cilat ndikojnë në rritjen e motivimit të punonjësve, e për pasojë edhe të rendimentit të tyre.

Besimi

Besimi është një mjet shumë i rëndësishëm motivimi dhe ata drejtues të cilët tregohen transparentë dhe krijojnë besim te punonjësit e tyre do të befasohen nga rezultatet e arritura prej tyre.

Vlerësimi

Nevoja për të qenë të vlerësuar në ambientet e punës ka qenë një prej pikave kryesore të diskutimit në këto dhjetë vitet e fundit. Është i vërtetë fakti se shumë punonjës nuk duan të jenë stereotipa apo të margjinalizohen, por ama për shumë profesionistë të rinj, vlerësimi shërben si një shtysë drejt rrugës së suksesit.

Balancimi i duhur

Punonjësit mund të motivohen nga faktorë të ndryshëm (paratë, vlerësimi, fama, etj.). Menaxherët duhet të tregohen të kujdesshëm në lidhje me këtë pikë, sepse edhe kjo duhet të jetë e mirëbalancuar. Motivimi i tepruar mund të sjellë përfitime, por ato do të jenë afatshkurtra dhe ajo çka është më e rëndësishme, pasojat e tyre mund të jenë afatgjata. Një shembull tipik i këtij rasti është se si lakmia dhe egoizmi ishin faktorët kryesorë kontribuues në vështirësitë e fundit ekonomike që kaloi Amerika. Dhe është pikërisht motivimi i tepruar, i cili mund të bëhet shumë i dëmshëm, ndaj edhe duhet treguar shumë kujdes në balancimin e tij.

Lumturia

Lumturia është ‘gjeneratori’ kryesor, i cili i mban ndezur shpresën e shumë njerëzve dhe i shton besimin për një të ardhme më të mirë. Është detyra juaj si menaxherë që punonjësit të jenë të motivuar dhe, mbi të gjitha, të mos ndihen të stresuar. Ju duhet t’i inkurajoni ata që të arrijnë më shumë nga sa edhe ata vetë do ta kishin menduar se ishin të aftë të bënin dhe, mbi të gjitha, inkurajojini që të marrin përgjegjësitë që i takojnë.

Burimi: Revista Monitor