40 vjet më parë Nënë Tereza mori çmimin Nobel për Paqe

21

40 vite më parë, më 10 dhjetor 1979, humanistja më e madhe në botë me origjinë shqiptare, Nënë Tereza, mori Çmimin Nobel për Paqen.

Shqiptarja Gonxhe Bojaxhi, u ngjit në tribunën ku janë ngjitur njerëzit më të shquar të botës nga të gjitha fushat, veshur me sarin e grave të varfra indiane dhe e pranoi çmimin vetëm, sepse një pranim i tillë do t’u vlente shumë të varfërve të saj.

Ndonëse u shmangej intervistave që e bezdisnin, më 17 tetor 1979, kur u ngjit në Tribunën e Oslos, duke marrë në dorëzim Çmimin Nobel, Gonxhe Bojaxhiut iu desh të mbante një nga fjalimet më të rëndësishme, e Nënë Tereza tha:

“Duhet të them se pranoj të shkoj në ceremoni të ndryshme publike, vetëm sepse më krijohet mundësia t’u flas për Jezusin njerëzve, të cilët nuk dihet në se do të kishin ndonjë rast tjetër për të dëgjuar fjalën e Zotit. Një herë kam thënë edhe se e kam më të lehtë të mjekoj një të gërbulur, sesa të përgjigjem në një intervistë”