43 përfitues nga skema IDEA-Grant

34

Për periudhën shtator 2018-prill 2019 janë përzgjedhur 43 përfitues të granteve në skemën IDEA-Grant, nga 137 aplikime që kanë qenë në total, nga të cilat 110 kanë kaluar në kontroll administrativ.

U zhvillua sot në Tiranë ceremonia e ndarjes së granteve të skemës IDEA-Grant, në kuadër të projektit ProSEED, i cili është një bashkëpunim mes Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe GIZ.

Projekti mundëson mbështetje financiare për fillimin e biznesit përkatësisht në vlerën 4.000 euro për projekte individuale dhe 7000 euro për projekte në grup.

Shuma totale e granteve të akoroduar për 43 Përfitues të IDEA-Grant është rreth 25 milionë lekë, ndërkohë që idetë e biznesit i përkasin fushave të Turizmit, Digital Marketing/Shitje, Agropërpunim/shërbime ushqimore, ICT, Artizanat, Bujqësi, Shërbime të tjera.