45 vite këpucar, 61-vjeçari nga Dibra: Zanati më jep lumturi, ndihem shumë mirë. Mos ikni nga Shqipëria

37

DIBËR– Puna nuk i është mërzitur edhe pse prej 45 vitesh kryen të njëjtin ritual. Këpucari Flamur Çela rrëfen plot pasion zanatin që e ushtron prej moshës 16-vjecare.

 “Kam mbaruar kursin në 1976 nuk jam ndarë kurrë jo se skam pas mundësi por e kam dasht fort gjithë jetën, ndihem mirë se ky profesion është art në vete”. Profesioni është i artë, më ka bërë njeri, jam ndier i lumtur gjithë jetën. Kurrë pa punë, kurrë pa lek, dhe familjen e mban në mënyrë të shkëlqyer ka punë plot”, tregon ai.

Babai i tre fëmijëve është i lumtur se ka mundur ta trashëgojë zanatin tek i biri.

“Nuk të bën pasanik por kurrë në jetë nuk të lë pa lek, dhe ngaqë e kam dasht fort ia kam mësuar dhe djalit dhe jam i kënaqur që djali e ka marrë si trashëgimi”, thotë Çela.

Kryesisht nën riparime por mund të prodhojë dhe këpucë e canta të reja. I dashuruar me profesionin, Flamuri thotë se të lë kurrë pa para.

Këpuçari 61 vjeçar nga Peshkopia nuk e ka menduar asnjëhere emigrimin, ndaj apelon të rinjtë, të kthejnë sytë degët profesionale.

 “Për brezin e ri, duhet tu kthehen të gjitha profesioneve. Keq më vjen për ata që largohen pa punë pa adrese, rinia ti kthehet profesioneve”, përfundoi 61-vjeçar./Report TV