472 shërbime pa pagesë dhe online/ Ja si merret dëshmia e penalitetit pa shkuar nëpër zyra

86

Jo më kohë të humbur nga një institucion në tjetrin për marrjen e dokumentacioneve që ju nevojiten. Në platformën e-albania, aplikimet për shërbime online shkojnë në 472.

Një ndër shërbimet me më tepër impakt në listën e 472 shërbimeve të janarit është edhe marrja e dëshmisë të penalitetit, online pa pagesë. Deri para një jave, qytetarëve u duhej që të shkonin dy herë në radhët e postës, të bënin aplikimin, të kryenin pagesën, të prisnin deri dy javë që merrnin përgjigje për të shkuar fizikisht në postë. Tashmë i gjithë ky proces kryhet online, qytetari aplikon në platformën e-albania.

Deri javën e shkuar, për 30 vjet me radhë, për të marrë një DËSHMI PENALITETI, aplikohej në postë, me një pagesë 430 Lek. Aplikimi shkonte tek zyra e gjëndjes gjyqësore, ku bëheshin verifikimet për RRETH 15 DITË mesatarisht dhe më pas, dëshmia i dërgohej qytetarit prapë në postë, ku ai duhet të shkonte përsëri për ta marrë

Sot ky shërbim kryhet me ZERO LEKË, përmes smartfonit apo kompjuterit, duke hyrë në portalin e-albania, ku BRENDA 6 DITËSH vjen edhe përgjigja me vulë elektronike