5 cilësi udhëheqësie, përmes Kombëtares së futbollit

268

13497873_1160338730685638_1867555461476143147_o

Nga Agustin Prenga

Nëse ka një mënyrë për të mësuar rreth udhëheqsisë është sporti. Veçanërisht futbolli në kontekstin shqiptar.

1. Skuadra

  Lojtarët e kombëtares nuk luajnë me skuadrat më të mira Evropiane. Disa prej tyre as nuk janë zgjedhje e parë e trajnerëve të tyre. Por kur ata vinë së bashku në kombëtare japin gjithçka. Kombinohen me shoqishojnë . Në mbrotje bashkë e në sulm. Nuk ka yje mes tyre ,duke përdorur gjuhën e medias, por së bashku bëjnë dritë. Individi luan topin por lojën e bën ekipi.

Në udhëhqsi  rreziku më i madh është të driblosh vetëm, mundësia më e madhe është skuadra. Skuadra e bën udhëheqsinë më të mirë, rezultatin shumëfish më të madh.

2. Ndeshja e fundit    

Pas dy humbjeve ishte e vështirë të besoje te një triumf. përvoja e parë në kampionat, kundërshtarët e vëshirë në dy ndeshjet e para nuk kishim patur suksesin e fitores. Por skuadra jonë nuk hoqi dorë deri në minutën e fundit. Më në fund mundi u shpërblye. Siç e thonë në futboll e po ashtu në jetën e një udhëheqsi ndeshja ka mbaraur kur bie bilbili. Deri atëherë duhet të besojmë, lujamë dhe japim më të mirën tonë.

3. Trajneri    

Asgjë nuk bëhet në një ditë,shpejt është shpesh armiku i më të mirës. Një strateg i vërtetë teksa udhëtoi nëpër tër` Evropën për të mbledhur talente për skuadrën. Ishin djem që ishin ftuar edhe më parë për shqipërinë por tashmë kishte një plan, një vizion. Tashmë kishin një skuadër më të njëjtën mendje e dëshirë. Trajneri nuk u foli për topin por për zemrën e mentalitetit kuqezi. Nuk është trajneri më i paguar, as me skuadrën më të lakmuar në Evropë. Padyshim është ndër trajnerët më strateg më frymëzues dhe besim. Një udhëheqës i mirë është ai që e kërkon,pikas talentin , e motivon dhe pastaj e stërvit. Dhe nuk ndalet këtu por e rrit kërkesën “ndeshje pas ndeshje”, sfidë pas sfide deri në arritjen e maksimumit të potencialit të tyre.

4. Tifozët

 E mahnitshme mbështetja e tifozëve kuqezi. Thirrjet e tyre plot pasion edhe kur humbnim e bën atë një tifozëri të jashtëzakonshme. Kjo tregon që tifozët tonë donin njerëzit, vlerësonin mundin, përpjekjen edhe më shumë se fitoren e ndeshjes së radhës. Ndonëse kritikët nuk të duhet mund ti kërkosh çdo udhëheqës ka nevojë për tifozë në jetën e tij. Tifozë që ngrenë zërin për të të mbështetur ty sepse je ti. Të mbështetin edhe kur përpiqesh, edhe kur nuk ia arrin edhe kur dështon keqazi. Shumë fitore do të korrin ekzaltimin e tifozëve por  më të rëndësishme do jenë duartokitjet e atyre që përmes lotësh të japin kurajo kur bie .

5. Fundi 

Evropiani ka përfunduar për kombëtaren por nuk ka përfunduar misioni i tyre për të vijuar në ndeshje të tjera. Ashtu siç gëzimi i fitores që zgjat shpesh herë sa ceremonia e dorëzimit të kupës po aq duhet të zgjasë zhgjënjimi.    Autoritetet e futbollit thanë që po përgatitemi për eleminatoret e 2018. Pas çdo ndeshje ka një ndeshje tjetër për t`u luajtur. Ka një turne tjetër për të marrë pjesë . Ka një kupë tjetër ta ngritur në qiell si triumf. Sa të kemi frymë ka një tjetër mundësi. Udhëheqsi në fitore a humbje i ka sytë në të ardhmen. Ai sheh një mundësi të re. Gjithnjë.

Burimi: iMakiato.com