5 këshilla për një drejtues të biznesit të vogël

72

1- Mos krijoni menjëherë partneritete

Vetëm pasi unë dhe partneri im kryesor në biznes u shkëputëm nga njëri tjetri unë e kuptova se ne asnjëherë nuk duhet të kishim krijuar një partneritet së bashku. Vetëm sepse dikush është shoku juaj i ngushtë nuk e bën atë kandidatin më të mirë për të krijuar partneritet edhe në biznes. Zakonisht partnerët më të mirë në biznes janë atë që kanë bindje të kundërta me ju. Së pari një gjë e tillë do t’ju siguronte juve që të mbulonit një fushë më të gjerë shërbimesh dhe e dyta si pasojë e debateve konstruktive që mund të krijoheshin ku secili do të përpiqej të mbronte idetë e veta do të arrihej të gjeneroheshin idetë më të mira. Prandaj duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm përparë se të hyni në partneritet me dikë.

2- Mos u dekurajoni

Drejtimi i një kompanie nuk është vetëm një objektiv, është një rrugë e gjatë dhe që shpesh herë përmban pengesa të shumta por edhe fitore. Brenda një dite ju mund të kaloni momente të mira por edhe të këqija. Do të keni klientë të cilët do t’ju shprehuin mirënjohje dhe do të mbeten të kënaqur dhe klientë të cilët do të ankohen. E gjithë kjo është pjesë e procesit të biznesit dhe të gjithë ata që janë pjesë e saj e kanë kaluar një situatë të tillë, por absolutisht një gjë e tillë nuk do të thotë që ju kur të përballeni me vështirësi dhe probleme të dekurajoheni dhe të hiqni dorë prej asaj që me aq mund e keni krijuar.

3- Mos harroni pse ju e krijuat këtë biznes

Përpara se të ndërtoni një biznes dhe mbi të gjitha pasi ta ndërtoni atë ju duhet të dini një gjë shumë të rëndësishme, që ashtu si çdo gjë tjetër në jetë ju duhet të kujdeseni për të dhe asnjëherë të mos harroni arsyet se përse ju e ndërtuat atë. Edhe pse gjatë jetës ju mund të keni edhe prioritete apo pasione të tjera, duhet të bëni të mundur që edhe biznesit të cilin e ndërtuat me aq mund t’i kushtoni kohën e duhur sepse në të kundërt gjthçka që ndërtuat mund të shkatërrohet.

4- Mos u mundoni të bëni gjithçka vetë

Ky është një prej gabimeve të cilin e bëjnë një numër i madh drejtuesish të bizneseve të vogla, fakti që ata mundohen që të bëjnë gjithçka vetë. Por sado i vogël të jetë biznesi juaj, nëse ju mundoheni që t’i mbuloni vetë të gjithë sektorët, ta keni të sigurtë se të paktën në njërin prej tyre ju nuk do të arrini të jepni maksimumin. Prandaj delegimi dhe ndarja e detyrave është një prej proceseve që do t’ju vijë më shumë në ndihmë për të pasur një ecuri të suksesshme.

5- Mos ndaloni asnjëherë zhvillimin e kompanisë suaj

Strategjia juaj, plani juaj i marketingut, tregu që ju synoni të tërhiqni, gjithmonë mund të ndryshojnë sidomos kur bëhet fjalë për një vijueshmëri më pozitive. Bota po ndryshon nga dita në ditë dhe më një shpejtësi marramendëse. Nëse ju doni që biznesi juaj t’i rezistojë kohës, atëherë ju duhet të mundoheni që ta zhvilloni dhe ta përmirësoni atë sa më shpesh të jetë e mundur. Duke qenë se ju jeni një biznes i vogël ju mund të jeni në disavantazh sepse mund të keni një sasi të limituar burimesh. Por një prej avantazheve që ju keni është aftësia për të ndryshuar drejtim sa herë të doni dhe të përshtateni me lehtësisht me ndryshimet e reja.