5 mijë biznese u shtuan në Tiranë gjatë 2019, ja kush mban vendin e parë

76

Gjatë vitit që lamë pas, 5052 biznese të reja neto kanë nisur aktivitetin ekonomik në kryeqytet.  Referuar të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore,  në vitin 2019 u hapën 8935 subjekte kryesore dhe sekondare, ndërsa njëkohësisht u mbyllën  3883 të tjera.

Duket se orientimi kryesor i sipërmarrjeve të reja ka qenë në sektorin  e shërbimeve, ku përfshihen më së shumti baret, restorantet, kafenetë, por edhe subjekte të tjera si financiare apo konsulente. Kështu në 2019 u hapën 3618 njësi shërbimi, e ndjekur nga shitja me pakicë, sektor në të cilin u futën në treg 2948 biznese të reja.

Hapësirë më të vogël kanë zënë sektorët e tjera, ku mund të përmendet shitja me shumicë apo subjektet e ndërtimit.

Ndërsa risi është fakti janë regjistruar marrje licencash në numër të lartë për profesione të lira, ku numërohen 795 të tilla.

Sa i takon subjekteve të mbylla, dominon shitja me pakicë me 1731 të tilla, më pas janë njësitë e shërbimit me 1139 të tilla ndërsa bizneset e tjera që janë çregjistruar nga Qendra Kombëtare e Biznesit,  zënë një peshë më të vogël.

Bizneset gjatë 2019-ës

Subjekte të reja 8935

Subjekte të mbyllura 3883

Subjekte të hapura neto 5052