5 ushqime që ju ndihmojnëtë mbani nën kontroll tensionin e gjakut

102

Në këtë artikull do të mësoni për alternativat natyrale që ju ndihmojnë të ulni tensionin e lartë të gjakut.

Limoni

Limoni është një nga kurat më të mira kundër tensionit të lartë të gjakut. Ai i bën enët e gjakut më fleksibël, ndërkohë që vitamina C eliminon radikale te lira. Limoni ul edhe nivelin e triglicerideve, gjë që ndikon tek mëlçia, nxit shtimin në peshë dhe ndikon tek tensioni.

Farat e Shalqinit

Farat e shalqinit përmbajnë substanca që zgjerojnë kapilarët e gjakut por edhe përmirësojnë funksionet e veshkave. Ky rol nxit në uljen e tensionit të gjakut, madje ndihmon edhe kundër artritit. Në një filxhan me ujë të zier, hidhni dy lugë çaji me fara të shtypura të shalqinit. Lërini në ujë për një orë dhe më pas konsumoni katër lugë gjelle në intervale të ndryshme gjatë ditës.

Hudhra

Hudhra qetëson enët e gjakut dhe stimulon prodhimin e acidit nitrik. Ekspertët rekomandojnë konsumin e një deri në dy thelbinj hudhër të shtypur me dorë. Shtypja çliron një substancë që përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ul tensionin ndaj zemrës.

Banania

Bananja është një burim i pasur i kaliumit që zbut efektet e kripës në organizëm. Ekspertët rekomandojnë ngrënien e një deri në dy banane në ditë kundër tensionit të lartë të gjakut.

Selinoja

Substancat përbërëse të selinosë qetësojnë muskujt dhe arteriet dhe lehtësojnë qarkullimin e gjakut. Këto substanca ulin nivelin e hormoneve të stresit që ngurtësojnë enët e gjakut dhe rrisin tensionin. Ekspertët rekomandojnë ngrënien e një kërcelli selino në ditë.