5 vitaminat që luftojnë alergjitë e pranverës

17

Pranvera sjell jo vetëm rritjen e temperaturave dhe lulëzimin shumëngjyrësh të pemëve, por edhe alergjitë bëhen më të shpeshta. Ja çfarë ju ndihmon kundër alergjive:

Merrni kuerceti
Kuerceti është flavonoid që gjendet në qepë, hudhra, mollë, verën e kuqe dhe çajin jeshil dhe mund të zvogëlojë ngacmimin (kruarjen) e syve të skuqur dhe fytin e skuqur duke mbërthyer lirimin e histaminës nga qelizat e imunitetit. Histamina shumëfishon përgjegjësinë (reagimin) e imunitetit duke e shtuar depërtueshmërinë e kapilarëve dhe tkurrjet e muskujve të lëmuar. Pini një apo dy tableta të 1000 mg të kuercetinit një deri tri herë në ditë gjatë sezonit të alergjive.

Vitamina C

Vitamina C është antioksidanti kryesor që patrullon rrugët e ajrit, zvogëlon inflamacionin në mushkëri dhe membranat e mukozës në fyt. Një studim ka zbuluar hiperaktivitet bronkial të shtuar pesëfish tek ata që më së paku merrnin vitaminë C. Të marrësh 500 mg vitaminë C dy herë në ditë gjatë sezonit mund të përmirësojë funksionin e mushkërive.
Magnezi
Magnezi ka efekt relaksues tek muskujt, e kështu ndihmon në zbutjen e tkurrjes bronkiale. Hulumtimet tregojnë se me rënien e niveleve të magnezit, simptomat e alergjive dhe astmës rriten. Më së miri është që të merrni afërsisht 350 mg magnez në ditë gjatë gjithë vitit.
Vitamina E
Vitamina E është antioksidant që mbron membranat e qelizave dhe parandalon dëmtimin e enzimave. Së bashku me vitaminën C, krijojnë mburojë dhe mbrojnë qelizat drejtpërdrejt të ekspozuara ndaj alergjentëve. Studimet tregojnë se nivelet e ulëta të antioksidantëve sikur vitamina E rrisin trefish rrezikun ndaj alergjive. Në ditë merrni 400 UI.
Vaji i peshkut
Dietat e pasura me omega 3 zvogëlojnë përgjegjësinë e trupit ndaj alergjive kronike dhe ndaj gjendjeve inflamatore. Vaji i peshkut ofron nivele të larta të omega 3-shit e që ndihmon trupin në prodhimin e prostagladinëve inflamatorë që janë të involvuar në përgjegjësinë ndaj alergjive. Vaji i peshkut gjithashtu mund të zvogëlojë reaksionet hipersenstive të lëkurës shpesh ndryshe të quajtura “dermetitis”. Merrni rreth 3 gram vaj peshku në ditë për të luftuar alergjitë.