50 psikologë kosovarë mbërrijnë të dielën në Shqipëri

25

Kosova ka qenë në vijë të parë për sa i takon ndihmës në këto ditë të vështira për Shqipërinë. Me burim njerëzore, ndihma në ushqime, veshje, para etj, ajo ka hapur edhe dyert e shtëpive për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Por, pavarësisht ngrohjes së zemrave të shqiptarëve, nga gjithë ky solidaritet, që nuk mungoi as nga drejtime të tjera, pasojat që tërmeti shkatërrimtar la pas nuk janë vetëm materiale, por edhe psikologjike.

50 psikologë, 4 psikiatër, 1 epidemiolog dhe mjek, po trajnohen intensivisht në Prishtinë, për të udhëtuar drejt Shqipërisë. Ky ekip do të mbërrijë të dielën në Shqipëri, për ti ardhur në ndihmë popullatës, veçanërisht në zonat më të prekura.