500 vjet më parë: Udhëtimi i Magelanit rreth botës, tregoi se Toka është e rrumbullakët

32

Viti 2022 shënon 500 vjetorin e udhëtimit rreth botës të Magelanit dhe Elcanos – një momenti të rëndësishëm në histori, sepse tregoi se bota është e rrumbullakët.

Dy vjet e njëmbëdhjetë muaj dhe dy javë udhëtoi anija “Victoria” e ngarkuar nga mbretëria spanjolle. Anija ishte një nga pesë anijet me të cilën kapiteni Fernão de Magalhães, i njohur sot si Ferdinand Magelan, filloi në shtator të 1519 udhëtimin duke u nisur nga Sanlucar de Barrameda e Spanjës. Misioni i Magelanit ishte të gjente rrugët që kalonin nga brigjet perëndimore drejt ishujve indoneziane Molukken, për të marrë karafilë, arrëmyshqe dhe piper, erëza të shtrenjta në atë kohë. Edhe sot ai shihet si pionier i udhëtimeve rreth botës.

“Victoria” mbërriti më 6 shtator 1522 portin spanjoll Sanlúcar de Barrameda, prej nga ishte nisur. Ky ishte lundrimi i parë historik rreth botës, i cili dëshmoi njëkohësisht se bota është e rrumbullakët. Rruga perëndimore mban që nga ajo kohë emrin e marinarit portugez: Rruga e Magelanit.