5000 banorë të Njësisë Administrative Nr. 9 do të furnizohen me ujë përmes një rrjetit të ri

265

velo

Një tjetër zonë e Tiranës ka marrë zgjidhje të problemit të furnizimit me ujë të pijshëm, falë investimit të ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizime Tiranë. Rreth 5000 banorë të Njësisë Administrative Nr. 9 në zonën që kufizohet nga rrugët “Anastas Shundi”, Rruga “Rreli” dhe “Demir Progri” do të furnizohen me ujë nëpërmjet rrjetit të ri.

Projekti i ri parashikon rikonstruksion të plotë të rrjetit të ujësjellësit në rrugët “Anastas Shundi”, Rruga “Rreli” dhe “Demir Progri”, i cili parashikon shtrimin e një tubacioni totalisht të ri që rrit sasinë e ujit, ul humbjet në rrjet dhe si rrjedhim qytetarët do të kenë më shumë akses me ujë të pijshëm në banesat e tyre. Është një linjë e re me gjatësi 4707 metra linear dhe e gjithë kjo linjë furnizon një zonë të gjerë prej 27 hektarësh.