534 vjet Hora e Arbëreshëve/ 30 gusht 1488, ‘Dita Arbëreshe’

135

Hora e Arbëreshëve është komuniteti më i madh arbëresh i vendosur në Itali, në vitin 1488 e që sot numëron mijëra banorë.

Qyteti ndodhet në krahinën e Palermos dhe ka ruajtur traditën dhe zakonet shqiptare, e flet gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare krahas me gjuhen italiane.

Sot kremtohet dita e themelimit të ngulimit arbëresh në Siçili, “Piana degli Albanesi”, ndryshe në arbërisht “Hora e Arbëreshëvet”. Kjo komunë u themelua më 30 gusht të vitit 1488 nga një grup shqiptarësh nga viset shqiptare, kryesisht nga Himara, të cilët e braktisën vendlindjen për shkak të luftës. Në kërkim të lirisë, ata u vendosën përtej detit Adriatik, në Itali.