6 efekte pozitive nga konsumimi i një portokalli në ditë

146

Ekspertët thonë se portokalli duhet ngrënë çdo ditë sepse prej tij organizmi merr 6 përfitime të menjëhershme.

1-Sy të shëndetshëm dhe shikim të mprehtë

Portokalli përmban shumë vitaminë  C ose përafërsisht 116 përqind të vlerës së rekomanduar ditore.

Vitamina C është e dobishme për shëndetin e syve dhe ul rrezikun e perdes së syve, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ngadalëson progresin e sëmundjeve të syve si pasojë e moshës.

Portokalli përmban shumë betakaroten, që në organizëm kthehet në vitaminë A e cila na ndihmon të jemi ‘syshqiponjë’ edhe në errësirë.

Mungesa e vitaminës A është shkaktari numër një i problemeve me sytë.

2-Më pak rrezik nga ishemia

Këto agrume përmbajnë flavanonë që ulin rrezikun e ishemisë.

Përpos faktorëve të tjerë, femrat që konsumojnë shumë portokalle kanë 19% më pak gjasa të preken nga ishemia.

Për më tepër, vitamina C është parandaluese e hemoragjisë cerebrale.

3-Portokalli dhe oreksi

Portokalli është një burim shumë i mirë fibre. Një kokërr e vetme përmban 12 përqind të dozës së rekomanduar ditore.

Fibra rregullon lëvizjen e zorrëve, ul kolesterolin, mban nën kontroll sheqernat në gjak, ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Fibra ngadalëson tretjen ndaj ju do të ndiheni më të ngopur dhe për shumë gjatë.

4-Portokalli kundër radikaleve të lira

Fibra dietike që gjendet tek portokalli ul rrezikun e radikaleve të lira që dëmtojnë qelizat, ndërsa i gjithë fruti është i dobishëm kundër qelizave të dëmshme tumorale të mushkërisë, stomakut, gojës, laringut dhe ezofagut.

5-Lëkurë më e shëndetshme

Një portokall në ditë e bën lëkurën tuaj më të shëndetshme.

Portokalli përmban vitaminë C që e ndihmon organizmin të sintetizojë kolagjenin, një proteinë e dobishme për një lëkurë të shëndetshme.

Portokallët përmbajnë edhe beta karoten që transformohet në vitaminë A që ndihmon në rritjen e qelizave të lëkurës.

Marrja e vitaminës C çdo ditë ka shumë përfitime në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, sepse ruan shëndetin e enëve të gjakut.

6-Trup i shëndetshëm

Vitamina C tek portokallet është e rëndësishme për rritjen dhe rikuperimin e indeve. Vitamina C shëron plagët dhe ruan shëndetin e kockave.

Ajo është e rëndësishme për prodhimin e kolagjenit që nevojitet në çdo qelizë të trupit.

Studimet kanë zbuluar se konsumi i të paktën 400 mg vitaminë C në ditë përmirëson funksionet e muskujve dhe largon dhimbjet.