6 Mënyra si të forcoheni psikologjikisht

519

increase-mental-strength

A lodheni nga presioni psikologjik apo e konsideroni veten si të fortë psikologjikisht?

A mund të mbani fokus dhe këmbëngulje në arritjen e objektivave tuaj? A keni kaluar situata të vështira të cilat ju kanë bërë më elastik? Psikologët tregojnë se ne mund të fitojmë forcë mendore nëse ushtrohemi, pavaresisht çfarë aftësie filleshtare kemi.

Ja ku janë 6 mënyra si të forcohemi psikologjikisht:

1-Të jeni të qëllimshëm

Mbani një besim të pa lëkundur tek vetvetja dhe aftësia për të arritur qëllimet tuaja. Qëllimet e forta ju mbajnë të përqendruar në punët që keni në dorë dhe ju qetësojnë nga pengesat fizike dhe emocionale.

2-Praktikoni kujdesin ndaj vetes në mënyrë të vazhdueshme

Elasticiteti mendor është pjesë integrale e mirëqënies psikologjike dhe fizike. Rrjedhimisht ne duhet të respektojmë një harmoni mes të ushqyerit, gjumit dhe të ushtruarit fizik.  Reflektimi ditor na pajis me stabilitet dhe çlirim emocional çka na ndihmon të jetojmë jetën më lirshëm.

3-Mendoni si një optimist

Analizoni dështimet tuaja. Pranojeni se dështimet janë të përkohëshme, të pashmangshme dhe të ndryshueshme. Tomas Edison ka provuar qindra mënyra derisa arriti të shpik llampën. Mendoni sikur çdo dështim ka vlerë.

4-Shmangni mendimet katastrofike

Eleminoni fjalët kurrë dhe gjithmonë nga fjalori juaj. Shmangni deklaratat e përgjithshme, steriotipet, dhe opinionet e të tjerëve. Përdorni kuriozitetin në vend të paragjykimit.

5-Të praktikoni qëndrimin falenderues dhe bujarinë

Të qenurit empatik ndaj të tjerëve ju bën më të fortë psikologjikisht.

6-Të jeni autentik

Mbi të gjitha njihni veten dhe qëndroni në të vërtetën tuaj. Njihni dhe respektoni kufinjtë tuaj.