6 qendra shëndetësore rindërtuar nga e para në qarkun e Durrësit

23

100 ambulanca dhe qendra shëndetësore u rehabilituan plotësisht gjatë vitit që lame pas, duke ofruar standarde bashkëkohore për stafin dhe pacientët.

Vetëm në qarkun e Durrësit, 6 qendra shëndetësore dhe ambulance janë transformuar rrënjësit.

Qeveria shqiptare nisi zbatimin e një programi kombëtar për rehabilitimin e 300 qendrave shëndetësore në këtë mandat të dytë të saj, në mënyre që shërbimi për qytetarët të jetë me të njëjtin standard nga veriu në jug.

Konkretisht vitin që shkoi është bërë transformimi i ambulancave në Radë, në Gjepalaj, qendrës shëndetësore Metallë, Hardhishtë, Perlat 2 dhe qendrës shëndetësore, Krujë.