Të gjithëve na ka ndodhur të paktën një herë në jetë të naa shfaqet në buzë apo në ndonjë pjesë tjetër të fytyrës herpes. Nëse mendoni se kjo është gjëja më e keqe që mund t’ju ndodhte me siguri nuk keni provuar të ndjeni dhimbjen e herpesave të brendshëm. Kush është mbartësi i virusit Herpes Simplex do të vuajë gjithnjë nga këto të fundit, ndaj është mirë të dini disa metoda natyrale trajtimi.
1-Shmangni ushqimet me sheqer dhe me acit të lartë
Acidet mund të irritojë plagën, të krijojnë ndjesi djegieje dhe zgjasin procesin e shërimit. Bakteret në gojën tuaj shndërrojnë sheqerin në acid, ndaj bëni mirë që dhe këtë produkt ta shmangni.
2-Ndrysho pastën e dhëmbëve
Sipas Klinikës Mayo, pastat dhe shplarësit e gojës që përmbajnë sodium laurel sulfate mund të shkaktojnë herpesa të brendshëm. Nëse vuani shpesh nga herpesat është mirë të blini një pastë dhëmbësh SLS-free.
3-Gargarë me ujë me kripë
Kripa pastron dhe dehidraton plagën duke ndihmuar në procesin e shërimit.
4-Sodë buke
Soda është alkaline, kështu që ndihmon për të neutralizuar acidet në gojë e gjithashtu pastron dhe qetëson dhimbjet në të njëjtën kohë.
5-Shpëlani gojën me hidrogjen peroksid
Peroksidi i hidrogjenit është një antiseptik, kështu që pastron plagën dhe përshpejton shërimin.
6-Aplikoni magnez, ose hani ushqime të pasura në këtë mineral
Hidroksidi i magnezit është alkaline, si soda e bukës dhe ka fuqinë të neutralizojë aciditetin.
Burimi: Mapo.al