6-vjeçarja e kalon Krishtlindjen duke u dhënë ushqim të pastrehëve në rrugë

88

Ndërsa ju po vrisnit mendjen se çfarë i mungonte në tryezën e festave, një 6-vjeçare kishte dalë në rrugët e Glasgow për të ushqyer njerëzit e pastrehë në qytet.

Pearly Rose McGowan, u frymëzua për të ndihmuar njerëzit e pastrehë në qytet, pasi pa një person të flinte në rrugë, ndërsa kthehej nga kinemaja në prag të Krishtlindjeve.

Pas panë filmin Mary Poppins Returns, familja u përball rrugës me të pastrehun që rrinte në të ftohtë dhe u prekën nga gjendja e tij.

Ditën tjetër, Pearly Rose i kërkoi gjyshit  të saj Martin, nëse ai do ta ndihmonte të krijonte çanta me ushqim për njerëzit e pastrehë. Kështu e gjithë familja u mobilizua për të gatuar ushqim për njerëzit që jetojnë në rrugë.