600 milion lekë investim për rinovimin e Spitalit të Traumës

254

spitali-i-traumes

Duke nisur prej pranverës së vitit të ardhshëm, Spitali i Traumës në kryeqytet do të jetë i pajisur me salla të reja kirurgjikale, aparatura moderne, por edhe përmirësimin e kushteve në ambientet ekzistuese.

Këtë e bëri të ditur vetë ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, gjatë inspektimit të punimeve në këtë qendër.

Me këtë investim, i cili do të jetë rreth 600 milion lekë, spitali do i përgjigjet më mirë kërkesave të pacientëve të ndryshëm nga i gjithë vendi për trauma dhe sëmundje të tjera.

Burimi: Top Channel