61 bashkitë e vendit, tashme online vendimet e këshillave bashkiakë

65

Qeveria Shqiptare në bashkëpunim me projektin STAR 2, ka arritur të mundësojë që edhe 33 bashki të digjitalizojnë dhe të publikojnë online të gjithë vendimet e këshillave bashkiake duke kompletuar kështu plotësisht, hartën e 61 bashkive në të gjithë Shqipërinë, që publikojnë online këto vendime.

Kjo është bërë e mundur falë projektit STAR 2, për “Konsolidimin e Reformës Administrativo-Territoriale” i cili zbatohet nga PNUD dhe qeveria shqiptare me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian, Qeverisë së Suedisë, Ambasadave të Zvicrës në Tiranë dhe asaj Italiane dhe USAID-it të finalizohet ky proces i shërbimeve elektronike, si modeli më i mirë në shërbim të qytetarëve dhe formalizimit të shërbimeve publike.