65 fermerë i shtohen Pikës së Grumbullimit në Librazhd

34

Në Festën e Parkut Kombëtar “Shebenik” gjatë panairit të bujqësisë u identifikuan edhe 65 fermerë që do të jenë pjesë e Pikës së Grumbullimit (Food Hub), që po ndërtohet në Librazhd.

Këto aktivitete janë një mënyrë e mirë për të promovuar produktet bujqësore dhe blegtorale të zonës. Ndërsa ngritja e Pikave të Grumbullimit, do të lehtësonte punën e fermerëve dhe do të sillte përmirësim të dukshëm në sasi dhe cilësi të prodhimeve të tyre.

“Në zonën e Librazhdit, deri më tani janë regjistruar në total 267 fermerë si biznese potenciale për t’u bërë pjesë e Pikës së Grumbullimit, teksa vijon puna për identifikimin e fermerëve të rinj, prodhimet e të cilëve do të kalojnë në një proces vlerësimi, certifikimi apo marketimi të tyre si prodhime tipike të zonës që janë shumë të kërkuara për eksport”, thuhet në njoftim.

“Jo Drogë! Pikë Grumbullimi! Një alternativë e qëndrueshme zhvillimi për të rinjtë dhe komunitetin në Librazhd”, financohet nga BE dhe qeveria shqiptare dhe zbatohet nga World Vision Albania.

Iniciativa synon gjithashtu të rrisë ndërgjegjësimin tek rreth 1500 të rinj për rrezikun e përdorimit dhe shitjes së lëndëve narkotike duke i ekspozuar ndaj shembujve dhe alternativave të qëndrueshme të punësimit.

Rajoni i Librazhdit njihet për disa lloje produktesh tipike të zonës, siç janë patatet e Stërblevës, produktet e bulmetit, mjaltit dhe zajret e ndryshme që kërkohen shumë në tregu.

Pika e Grumbullimi që po ndërtohet në këtë zonë do të shërbejë që të gjitha produktet që prodhohen në Librazhd të magazinohen dhe të shiten në treg, jo vetëm në Shqipëri por edhe më gjerë.