6,7 milionë të huaj në 10 muaj, ja nga cilat shtete ka rritje më të madhe të turistëve

13

Numri total i vizitorëve që janë futur në Shqipëri është mbi 6,7 milionë në 10 muaj, duke tejkaluar edhe të gjithë vitin 2019 që deri më tani ka qenë më i suksesshmi.

Referuar të dhënave, janë rreth 4 herë më shumë vizitorë nga Spanja,  97,1% më shumë vizitorë nga Anglia, rreth 3 herë më shumë vizitorë nga Holanda, dyfishim i vizitorëve nga Sllovenia dhe po ashtu dyfishim i vizitorëve që vijnë nga vendet skandinave.

Pak ditë më parë, edhe Organizata Botërore e Turizmit e renditi Shqipërinë në vend të parë në botë përsa i përket rimëkëmbjes krahasuar me periudhën para pandemisë, me një rritje me 18% krahasuar me vitin 2019.