67-vjetori i pranimit të Shqipërisë në OKB, Nikolla: Anëtare e denjë e NATO-s

4

Me rastin e 67-vjetorit të pranimit në OKB, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka vlerësuar kontributin dhe prestigjin ndërkombëtar të Shqipërisë.

“Më 14 dhjetor 1955 Shqipëria u pranua anëtare e OKB-së. Sot, pas 67 vjetësh, Shqipëria kontribuon në Kombet e Bashkuara, organizatën më të madhe botërore, si anëtare jo e përhershme e Këshillit të saj të Sigurimit, bashkëpenëmbajtëse në çështjen e mbështetjes së Ukrainës dhe paqes e sigurisë në botë”, u shpreh Nikolla.

“Me përvojën e suksesshme të Presidencës së OSBE-së, një tjetër organizate e madhe për mbrojtjen e sigurisë e paqes, gjatë vitit 2020. Si një anëtare e denjë e NATO-s dhe partnere e ngushtë e vendeve të saj anëtare, në kontributet për paqen, kundër luftërave pushtuese. Si një vend i vendosur drejt të ardhmes evropiane, në fazën e negociatave me BE-në dhe lider i integrimeve rajonale”, theksoi Nikolla.

“Me prestigj të lartë e të merituar ndërkombëtar, që qëndron në avangardë të luftës kundër terroristëve, dhunës, terrorizmit kibernetik dhe ekstremizmave të dhunshëm”, tha Nikolla.

ata.gov.al