“683 mijë përfitues”/ Bonusi i fundvitit për pensionistët, 3.5 miliardë lekë

48

3.5 miliardë lekë është bonusi i pensionistëve për çdo vit përgjatë periudhës 2022-2024.

Nga ky fond përfitojnë 683 mijë pensionistë.

Nga viti i ardhshëm, në buxhet do të ketë zë më vete për bonusin e pensionistëve.

Ndërkohë që qeveria do të vijojë me indeksimin e pensioneve, duke mbrojtur të gjithë pensionistët nga rritja e çmimeve.