7 aftësitë që ju duhen për të fituar një punë tek Google, Apple apo Microsoft

257

Ju nevojiten aftësi të veçanta nëse doni të fitoni një vend pune në kompanitë Google, Apple dhe Microsoft.

Përfundimet janë nxjerrë duke parë të dhënat e plotësuara nga site i punësimit Paysa, i cili ka përpunuar dhjetëra milionë rezyme, të siguruara nga një kombinim i rekrutuesve dhe përdoruesve të Paysa.

Ata morën në shqyrtim veçanërisht rezymetë e njerëzve  që punojnë për Google, Apple dhe Microsoft, për të nxjerrë përfundime për aftësitë e përbashkëta që kanë të punësuarit.

Të tria këto kompani janë listuar si më të mirat për t’u punësuar në Amerikë. Microsoft punëson rreth 120,849 njerëz, forca punëtorë e Apple numëron rreth 100 mijë njerëz dhe kompania prind e Google, Alphabet, ka rreth 61 mijë të punësuar.

Nëse do të jesh pjesë e një prej këtyre, padyshim që duhet të dini se për çfarë kërkojnë ato.

Paysa plotësoi një listë me aftësitë e kërkuara në katër fusha të teknologjisë që punësojnë më shumë njerëzit.

Ja çfarë ju duhet që të konkurroni për një punë në një nga këto kompani:

Dizajnerët duhet të njohin:

  1. Ndërfaqet e përdoruesit
  2. Grafik dizajn
  3. Web dizajn
  4. Photoshop
  5. Ilustrator
  6. Arkitekturë informacioni
  7. Prirje artistike

Inxhinierët duhet të njohin:

  1. c++/c/c#
  2. Java
  3. Software development
  4. Python
  5. Javascript
  6. Agile methodologies
  7. SQL

Menaxherët e produktit duhet të njohin:

  1. Menaxhim projekti
  2. Lidership
  3. Shërbimin ndaj klientit
  4. Menaxhim strategjik
  5. Cloud computing
  6. Marketing produkti
  7. Teknologji biznesi

Analistët e të dhënave duhet të njohin:

  1. Analizë të dhënash
  2. SQL
  3. Menaxhim projekti
  4. Machine learning
  5. Data mining
  6. Analizë biznesi
  7. Python