7 arsyet/ Pse duhet të mësoni një gjuhë të huaj, ja përfitimet

78

Mësimi i një gjuhe të dytë mund t’ju ndihmojë të keni aftësi më të mira të arsyetimit. Gjithashtu siguron një ngritje akademike, dhe ju jep mundësi të merrni më shumë informacion. Është një avantazh në botën profesionale dhe madje rrit sigurinë kombëtare.

Gjysma e popullsisë botërore është dygjuhëshe por vetëm një pjesë e saj komunikon në një gjuhë tjetër. Ja disa nga arsyet të cilat ju motivojnë që të mësoni një gjuhë të huaj.

 Ju bën më të zgjuar

Hulumtimet kanë treguar që njohja e më shumë se një gjuhe shoqërohet me arsyetim më të mirë, aftësi për zgjidhjen e problemeve dhe kreativitet. Ndihmon gjithashtu njerëzit të merren me situata të panjohura. Përdorimi i një gjuhe tjetër ka tendencë të vonojë ‘fillimin e çmendurisë’.

Nxit arritjet akademike

Mësimi i gjuhës mbështet arritjen akademike. Kjo është e vërtetë për studentët që flasin një gjuhë tjetër përveç asaj mëmë. Sipas një studimi familjet të cilat dinë më shumë se një gjuhë kanë pasur rezultate më të mira gjatë arsimimit se familjet e të cilëve flasin vetëm një gjuhë.

Ofron avantazhe profesionale dhe karriere

Shkathtësitë në gjuhën e huaj shoqërohen me mundësi të reja pune. Hulumtimet kanë treguar që kërkesa për punëtorë dygjuhësh është dyfishuar në bazë të profesionit të kërkuar.

Siguron një qasje më të gjerë në arsim dhe informacion

Nëse flisni një gjuhë tjetër, mund të fitoni një diplomë në një vend tjetër, i cili mund të përfundojë si një mënyrë më pak e shtrenjtë për të marrë një arsim jashtë. Nëse kjo nuk ndodh, të paktën ju jep kënaqësinë e të studiuarit jashtë vendit dhe të mësoni më shumë.

Ju jep më shumë aftësi sociale dhe globale

Personat që mësojnë një gjuhë të huaj kanë tendencën të zhvillojnë një qëndrim më pozitiv si për gjuhën, ashtu edhe për kulturën e vendit ku flitet. Të folurit e një gjuhe tjetër gjithashtu hap mundësi për të bërë biznes dhe punë në pjesë të tjera të botës. Në përgjithësi, 75% e popullsisë botërore nuk flasin anglisht. Ata që flasin vetëm anglisht mund të jenë gjithashtu të kufizuar dhe më pak të prirur për të bashkëpunuar me të tjerët në mbarë botën për të adresuar çështjet globale.

Rrit sigurinë kombëtare

Në frontin e sigurisë kombëtare, agjenci dhe departamente të ndryshme të sigurisë kombëtare kanë nevojë për më shumë agjentë dhe punonjës që mund të flasin dhe kuptojnë një gjuhë tjetër. Pasi marrëdhënie e një shteti krijohen me vende të ndryshme të botës të cilat flasin edhe gjuhë të ndryshme nga njëra tjetra.

Jeta është më interesante

Si mund të ishte bota nëse njerëzit do të flisnin vetëm gjuhën e tyre duke përfshirë edhe lidhjen në internet. Përveç anglishtes e cila është gjuha e parë në disa vende të botës pjesa tjetër nuk mund të bënte dot lidhjen me botën jashtë.