7 mënyra se si të qëndroni të motivuar kur punoni nga shtëpia

313

1- Krijoni hapësirën

Në vend që të punoni në tavolinën e kuzhinës apo në divan, krijoni hapësirën për veten për t’u përqendruar te puna. Nuk do t’ju duhet t’i lëvizni materialet e punës kur të keni mbaruar me to – po ashtu ne të gjithë e dimë se sa e lehtë është të humbësh gjëra kur pastrojmë tavolinën.

2- Sigurohuni që çdokush t’ju kuptojë

Kur është ora për të punuar, është ora për punë. Sigurohuni që fëmijët tuaj apo bashkëshorti të kuptojnë se edhe pse ju po punoni në shtëpi, nuk do të thotë që jeni në dispozicion të tyre. Duke krijuar hapësirën tuaj të punës, shpjegojuni atyre se ajo është “zyra” juaj dhe se ju nevojitet qetësi për të bërë punën tuaj.

3- Zbukuroni hapësirën tuaj

Bëjeni hapësirën tuaj të punës një vend në të cilin ju doni të kaloni ditën tuaj. Ju nuk keni pse shpenzoni para për zbukurime. Ne do t’ju rekomandonin të vinit në tryezë disa gjëra që do t’ju bënin të lumtur në hapësirën tuaj të punës. Ato mund të jenë gjithçka, që nga fotografi të familjes te librat që ju pëlqeni. Pinterest mund t’ju vijë në ndihmë për ide.

4- Hani jashtë shtëpisë

Bëni një pushim gjatë drekës. Ne të gjithë jemi në ndier në faj që kemi ngrënë përpara ekranit të kompjuterit në zyrë ndërkohë që kemi vijuar të
punojmë. Kur shtëpia është edhe ambienti i punës, ju keni luksin, së pari të kuzhinës suaj, por gjithashtu edhe të ingredientëve për të përgatitur diçka të mirë. Gjatë kohës së drekës bëni disa hapa larg shtëpisë suaj.

 

5- Çlodhni sytë nga ekrani i kompjuterit

Shkëputuni për disa çaste nga puna … me ndihmën e disa aplikacioneve. Awareness është një aplikacion falas për kompjuter (Mac dhe Windows) që ju jep mundësinë të vendosni një alarm dhe t’i kujtoni vetes të bëni pauza të shkurtra teksa punoni. Përcaktoni se sa kohë do të punoni dhe sa kohë do të pushoni dhe prisni kur të bien tingujt tibetianë të këtij aplikacioni. Nëse jeni të shqetësuar për kohën që kaloni përpara kompjuterit, aplikacioni ProtectYourVision shkon një hap më larg, duke errësuar ekranin tuaj kur vjen koha që sytë tuaj të çlodhen.

6- Masni hapat tuaj

Është e habitshme se sa aktivitet fizik bëjmë për të shkuar në punë – distanca që përshkojmë për të shkuar te stacioni për të hipur në një nga mjetet e transportit publik – hapat që bëjmë nga parkingu tek zyra. Kur punoni në shtëpi, pse të mos e bëni këtë aktivitet? Gjatë kohës që ju çlodhni sytë, bëni për pak minuta disa hapa jashtë shtëpisë. Përdorni Fitbit (ose Health tracker në iPhone-n tuaj) që të siguroheni se do të bëni 10,000 hapa në ditë.

7- Vishuni

Vishuni për të qenë të suksesshëm – edhe nëse shkoni të punoni në dhomën tjetër. Hiqini pantoflat dhe vishni pantallona herë pas here (sikur të ishit duke shkuar në punë). Kjo do t’ju bëjë më produktivë – këtë jua garantojmë!

Burimi: Revista Monitor