7-mujori, kreditimi nga bankat në nivelin më të lartë në 8-të vitet e fundit

2

Banka e Shqipërisë, bëri të ditur sot se, për 7-mujorin e parë të vitit, kreditimi i biznesit dhe individëve nga bankat vazhdon të qëndrojë në nivelin më të lartë në tetë vitet e fundit.

Sipas BSH-së, kredia e re në muajin korrik 2023 kishte vlerën e 22.4 miliardë lekëve. Ndërsa për periudhën janar-korrik janë dhënë gjithsej 162 miliardë lekë kredi të reja, me një rritje prej 0.9% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kredia për bizneset në muajin korrik kishte vlerën e 15.8 miliardë lekëve dhe kredia për individët kishte vlerën e 6.55 miliardë lekëve. Ndërsa kompanitë private përfituan gjithsej 103.2 miliardë lekë kredi.

Gjatë muajit korrik kreditimi në segmentin e individëve paraqiti një ecuri më pozitive, me  rritje vjetore me 7.5%, bëri të ditur BSH-ja.

/ata.gov.al