700 tonë mandarina nga Saranda u eksportuan në vendet e rajonit dhe BE, gjatë një viti

58
Eksportet e agrumeve “Made in Albania” furnizojnë jo vetëm tregun rajonal, Kosovë, Maqedoni e Veriut, por tashmë kanë konsoliduar eksportin e mandarinave drejt vende të BE-së, në Poloni, Çeki, Gjermani etj..
Nga Saranda janë certifikuar 372 trajlera për eksport të mandarinave, gjatë periudhës tetor 2018- tetor 2019. Ndërsa eksporti i mandarinave gjatë kësaj periudhe ka arritur në 700 tonë.
Shqipëria ka një traditë të konsoliduar në prodhimin e agrumeve (portokaj, limona dhe mandarina), të përqendruar kryesisht në zonat jugore bregdetare të vendit.
Prodhimi i mandarinave është rritur ndjeshëm këto vitet e fundit. Ato përbëjnë sot rreth 2/3 e sasisë totale të prodhimit të agrumeve në Shqipëri. Nga më pak se 100 ha tokë që ishte e mbjellë me mandarina në vitin 2005, prej të cilave merrej rreth 1000 tonë prodhim, sot sipërfaqja e mbjellë me mandarina është rritur në 800 ha dhe prodhimi ka prekur shifrën e mbi 30 mijë tonëve në vit.