71 vite me violinën, kush është 83 vjeçari shqiptar që performon me grupe muzikore këngët e Shkodrës

47

Ky është 83 vjeçari, Mustaf Lulja Nga Shkodra, i cili gjatë gjithë jetës së tij ka punuar në bujqësi por ai ka patur vetëm një passion, violinën.

Edhe pse sot është në një moshë të thyer ai vazhdon të performoj me plot energji si në ditën e parë kur e mësoi violinën dhe sekreti sipas tij, është marrëdhënia shpirtërore e krijuar me muzikën.

Gjatë këtyre 71 viteve me grupet muzikore, Mustafa ka kënduar vetëm këngët e “Ahengut Shkodranë” që sipas tij, janë më të bukurat.