75 vjeçari nga Dibra që ka 300 rrënjë qershi: Punoj 12 orë! Mesazhi im për ju: punë, punë, punë

578

Malok Stërmilli është 75 vjeç, por punon 12 orë çdo ditë në fermën e tij në Melan të Dibrës me 300 rrënjë qershi, me grurë, misër, lopë.

Shembulli i tij është frymëzues, ndërsa mesazhi që ka janë tre fjalë: Punë, punë, punë.
Ai ka punuar 20 vjet në Itali dhe është kthyer në vendlindje, ku ka ngritur një sipërmarrje model, që i ofron të ardhura të bollshme.

Modele të tilla na inkurajojnë të gjithëve./Po.al