8.8 miliardë lekë eksporte bujqësore, ja produkti “Made in Albania” më i kërkuar

133

Eksportet e prodhimeve bujqësore arritën gjatë vitit të kaluar vlerën e 8,8 miliarde lekëve, bëri të ditur INSTAT.

Perimet e freskëta janë produkti më i eksportuar nga grupi i ushqimeve “Made in Albania”, me një rritje të shpejtë vitet e fundit si rrjedhojë e investimeve në serra dhe shtimit të sipërfaqes së mbjellë.

Sipas INSTAT, në harkun kohor të 10 viteve të fundit, eksportet e perimeve u shumëfishuan, duke arritur vlerën prej 8,8 miliardë lekë në fund të 2021, nga 464 milionë lekë që shënuan në 2010.

Rritja e të ardhurave nga eksporti ka rritur ndjeshëm potencialet e bujqësisë në zonat më produktive bujqësore të vendit si Lushnjë, Fier, Berat, ndërsa eksportet në rritje ndikuan në rritjen e bizneseve bujqësore, gjithashtu dhe të investime në teknologji bashkëkohore.