8 këshilla të thjeshta, si të jeni më të organizuar

20

Ndajini gjërat sipas prioriteteve

Së pari, ju duhet të besoni në veten tuaj dhe së dyti t’i ndani gjërat sipas prioriteteve. Filloni duke menduar fushat ku ju jeni më të çorganizuar dhe brenda kësaj kategorie krijoni një listë me prioritete. Referojuni gjithmonë kësaj liste dhe gjithmonë pasi të keni realizuar ndonjë prej detyrave që mund të keni, hiqini ato nga kjo listë.

Zakone të përditshme

Ekziston një trend në grupin e njerëzve të organizuar. Ata e fillojnë ditën e tyre duke ndjekur përherë të njejtën rutinë. Kjo mënyrë të vepruari i bën ata që të ndihen të sigurtë në përditshmërinë e tyre dhe të përgatitur ndaj çdo gjëje të papritur me të cilën ata mund të përballen.

Shkruani gjithçka

Edhe pse në ditët e sotme, lapsi dhe letra janë jashtë mode dhe vendin e tyre e kanë zënë pajisjet e ndryshme teknologjike, nëse doni të mbani mend sa më shumë gjëra, ne ju këshillojmë që t’i shkruani ato vetë me dorën tuaj. Bëni një listë me të gjitha detyrat që duhet të përfundoni dhe kur të realizoni secilën prej tyre, hiqini nga kjo listë.

Çdo projekt duhet të shoqërohet përbri me një datë të caktuar

Mos i besoni shumë kujtesës suaj kur bëhet fjalë për të mbajtur mend data të ndryshme se kur duhet të realizoni një projekt të caktuar. Në vend të kësaj sigurohuni që secilën prej detyrave apo projekteve që ju mund të keni, t’i keni shkruar në axhendën tuaj dhe përbri secilës prej tyre të shënoni edhe datat se kur duhet t’i përfundoni.

Punën e sotme mos e lini për nesër

Nëse ju do t’i shtyni vazhdimisht punët e sotme për nëser, atëherë të jeni të sigurtë se jo vetëm që nuk do të jeni kurrë të organizuar, por edhe do t’i shtoni vetes një stres të cilin mund t’ia evitonit lehtësisht. Sa më shumë ta shtyni në kohë një projekt të caktuar, aq më të vështirë do ta keni për ta përfunduar atë.

Çdo gjë në vendin e saj

Duhet të mundoheni që çdo gjë ta vendosni në vendin e saj. Kjo është gjithashtu edhe një formë për t’ju mësuar juve dhe për t’jua ardhur sa më shumë në ndihmë që të jeni të sa më të organizuar. Mendoni sa kohë do të kurseni kur do të kërkoni për shembull për çelësat, apo për diçka tjetër. Dhe këtë kohë ju mund ta shfrytëzoni fare mirë për diçka tjetër. Të njejtën logjikë duhet të ndiqni edhe për file-t tuja në kompjuter. Sa më mirë të organizuar të jenë ata, aq më të lehtë do ta keni ju për të proceduar me punën tuaj.

Hiqni gjithçka që nuk ju duhet

Një prej faktorëve më të rëndësishëm për të qenë sa më të organizuar, është që një herë në javë apo një herë në muaj ju të hiqni gjithçka që nuk e përdorni më, apo që nuk ju duhet më. Fillojeni nga garderoba juaj personale dhe përfudojeni tek materialet e ndryshme që keni në kompjuter. Do ta shikoni sesa në ndihmë do t’ju vijë një gjë e tillë.

Nuk mund të jeni perfekt!

Shpeshherë ekziston një imazh i gabuar për njerëzit e organizuar, ai i të qenit perfekt. Por në fakt, një imazh i tillë është totalisht i gabuar, sepse askush prej nesh, sado i organizuar të jetë nuk mund të jetë perfekt. Nëse ju mendoni se duhet të bëni çdo gjë në mënyrën me perfekte të mundshme, të jeni të sigurtë se jo vetëm nuk do ta realizoni një gjë të tillë por edhe mund të rrezikoni të mos e përfundoni fare një projekt të caktuar, nga frika se ai nuk do të dalë ashtu siç ju dëshironi.