Disa prej inovacioneve kanë lindur nga ide të njerëzve të thjeshtë, prandaj mundohuni që punonjësit tuaj t’i inkurajoni përherë që të shprehin idetë e tyre. Përfitimet për ju dhe kompaninë tuaj do të jenë të shumta.
Inovacioni është shndërruar në kryefjalën e shumë kompanive dhe startup-ve të ditëve të sotme. Sipas një studimi të fundit, 63 për qind e kompanive kanë punësuar drejtor inovacioni dhe 90 për qind e bizneseve kanë blerë makineri të reja që t’i krijojnë atyre kushtet e përshtatshme për të zbatuar procesin e inovacionit.
Më poshtë do të lexoni disa strategji të cilat do t’ju ndihmojnë që të inkurajoni dhe të zhvilloni inovacionin edhe në kompaninë tuaj:
1- Motivimi
Motivimi është një ndër elementët kryesorë që ndihmon në inkurajimin e punonjësve për të shprehur idetë e tyre. Mos harroni, “asnjë ide është përherë më keq edhe se një ide e keqe”. Prandaj ju duhet t’i inkurajoni përherë punonjësit tuaj që të shprehin idetë e tyre.
2- 15 % kohë
15 % kohë, është një term i shpikur nga William McKnight i Kompanisë Minnesota Mining & Manufacturing, ose siç njihet ndryshe 3M. Sipas kësaj politike, punonjësve të kësaj kompanie u lejohej që të shpenzonin 15 të kohës së tyre të punës duke ëndërruar dhe duke eksperimentuar me ide të reja.
Ashtu siç Z. McKnight e dinte dhe më pas shumë lider biznesesh të tjera u vunë në dijeni, një politikë e tillë konsiderohet si një prej burimeve kryesore të inovacionit sepse u jep punonjësve lirinë e duhur dhe mbi të gjitha rrit produktivitetin dhe pasionin e punonjësve për punën e tyre.
3- Mos harroni shpërblimet, edhe në rast dështimesh
Liderat e kompanive inovative e dinë mjaft mirë se përveçse t’i japësh punonjësve kohë për të eksperimentuar, ju duhet edhe t’i shpërbleni ata, si një prej formave nxitëse që ata të vazhdojnë më tej. Por një gjë të tillë nuk duhet ta bëni vetëm kur ata të arrijnë të mbyllin me sukses një projekt të caktuar, por mbi të gjitha kur ata dështojnë. Sepse nuk duhet të harroni kurrësesi se asgjë nuk e vret më kollaj kreativitetin sesa frika ndaj dështimit.
4- Mbështesni kërkimet
Njëkohësisht me mbështetjen që i jepni ekipit tuaj të punonjësve për të eksperimentuar, ju duhet edhe t’i mbështesni ata me kërkimet e nevojshme. Krijoni punonjësve tuaj mundësinë që ata të kenë të gjitha kushtet e duhura të punës, duke filluar nga pajisjet më të mira teknologjike, informacionet e ndryshme shtesë dhe në fund ajo që do të dalë e fituar është padyshim kompania juaj.
5- Forumet e punonjësve
Dhe ku më mirë sesa në një forum, mund t’i prezantojnë punonjësit e tyre punët e tyre kërkimore apo idete e tyre të fundit? Prandaj këshillohet që të gjitha kompanitë që janë të fokusuara në fushën e inovacionit të zhvillojnë forume të tilla, një herë në jave ku të mblidhen të gjithë punonjësit dhe të gjithë të prezantojnë punimet e tyre.
6- Produkti përfundimtar nuk është gjithçka
Disa prej kompanive më të suksesshme inovative e dinë mjaft mirë se produkti përfundimtar që ata shesin apo shërbimet që ata ofrojnë nuk janë gjithçka, sepse më e rëndësishme se ato është mënyra sesi proçedohet për të arritur drejt tyre.
7- Pushimet janë shumë të rëndësishme
Punonjësit amerikane po marrin gjithnjë e më pak ditë pushimesh, një trend ky që nuk është aspak pozitiv. Studimet e fundit kanë treguar se pushimet janë një ndër elementët kryesorë që ndikojnë në nxitjen e kreativitetit. Ecjet në natyrë apo ngjitjet në mal mund të rrisin deri me 50 për qind kreativitetin tuaj. Prandaj ju duhet t’i nxisni punonjësit tuaj që të bëjnë sa më shumë pushime, që kur të rikthehen në punë të jenë plot më ide të reja.
8- Liderat e kompanisë duhet të jenë shembulli më i mirë për t’u ndjekur
E fundit, por jo nga rëndësia, liderat janë ata që duhet të japin shembullin më të mirë në kompaninë e tyre dhe të jenë modeli që gjithkush do të donte t’i ndiqte. Inovacioni fillon nga maja prandaj liderat duhet të jenë modeli kryesor pozitiv.