8-Qershori njihet si Dita Botërore e Oqeaneve

1196

8-Qershori  është njohur zyrtarisht nga Kombet e Bashkuara në vitin 2008 por është festuar që në vitin 1992. Qëllimi i kësaj dite është për të festuar produktet e oqeaneve, bukuritë e tyre dhe vlerat e brendshme të tyre.

Gjithsej kemi 5 oqeane:

1-Oqeani Paqësor

Oqeani Paqësor ka një sipërfaqe prej 179.7 milionë kilometrash katrorë dhe 161 milionë metër kub ujë, që është afërsisht sa një e treta e sipërfaqes së Tokës dhe më e madhe se e gjithë sipërfaqja tokësore e Tokës. Pika më e thellë e tij gjendet në Kanalin Mariana, rreth 10.911 metra nën nivelin e detit.

image1

 

2-Oqeani Atlatik

Oqeani Atlantik  është oqeani i dytë pas Oqeanit Paqesor  për nga madhësia. Ai ka dalë prej ndarjes së një Ish-kontinenti dhe e ndan Evropën dhe Afrikën nga kontinenti Amerikës.Ka nje siperfaqe  rreth 106,400,000 kilometer katrore,që është afërsisht sa  20 %e sipërfaqes së tokës dhe rreth 29 % e sipërfaqes së ujit të saj.Thellësia më e madhe e tij është, 8,380 metra Milwaukee.

image2

 

3-Oqeani Indian

Oqeani Indian ,për nga madhësia është oqeani i tretë në botë.Ai zë rreth 20% të sipërfaqes ujore të Tokës ose 70,560,000 km2.Thellësia mesatare e Oqeanit Indian është 3890 m. Thellësia më e madhe është Hendeku Sunda me 7725 m .Oqeani Indian është oqeani më i ngrohtë në botë.

image3

4-Oqeani Jugore

Oqeani Jugut konsiderohet si i katërti  nga oqeanat kryesore: më i vogël se Paqësori, Atlantiku dhe Indiani, por më i madh se Oqeanin Arktik.Me një sipërfaqe rreth  20,330,000 kilometër katrore dhe me një thellësi mesatare rreth 4,000 deri në 5,000 metra.Thellësia më e madhe në këtë oqean është 7236 m.

image4

5-Oqeani i Ngrirë i Veriut

Oqeani Arktik, i vendosur në hemisferën veriore dhe kryesisht në rajonin verior te Arktikut  polar, është më i vogël dhe i cekët se sa oqeanet tjerë. Me një sipërfaqe prej 14.06 milion kilometër katrore. Ujërat e Arktikut janë kaq të ftohtë sa arrin të krijohet një shtresë e  trashë e akullit në sipërfaqe gjatë shumicës se vitit. Thellësia mesatare e Oqeanit Arktik është 1,038 m. Pika më e thellë është Litke Deep në pellgun e Euroazisë, me 5,450 m.

image5