8 rregulla të arta “për të stimuluar fuqinë e njerëzve”

6

Më poshtë janë tetë rregulla të arta “për të stimuluar fuqinë e njerëzve”.

Trajtojini punonjësit si të rritur – Ekipet e suksesshme krijohen duke punësuar njerëz të rritur, të talentuar, të cilët duan të përballen me një sfidë, dhe duke komunikuar me ta – në mënyrë të qartë dhe të vazhdueshme – mbi strategjitë që kjo sfidë sjell.

Azhurnojini vazhdimisht mbi sfidën që kanë përballë –  Çdo punonjës duhet ta njohë biznesin. Modeli që duhet marrë si pikë referimi janë trajnerët, jo këshilluesit apo profesorët. Të kuptosh mënyrën se si funksionon biznesi është forma më e çmuar e të mësuarit.

Jini plotësisht transparent – Njerëzit e urrejnë kur dëgjojnë gënjeshtra apo të manipulohen. Jini të sinqertë dhe njerëzit do të përshtaten. Të gjithë kanë të drejtë të njohin edhe problemet e kompanisë dhe nëse gaboni, pranoheni gabimin, që të merrni një input më të mirë.

Diskutoni hapur – Ju duhet të keni opinione të mbështetura në argumente dhe t’i mbroni vetëm duke u mbështetur mbi fakte. Një debat intensiv dhe i hapur mbi vendimet e biznesit është emocionues për anëtarët e ekipit, të cilët do të shfrytëzojnë rastin për të nxjerrë në pah aftësitë më të mira analitike.

Ndërtoni sot kompaninë e së nesërmes – Përqendrohuni vazhdimisht tek e ardhmja. Disa pjesëtarë të ekipit thjesht mund të mos jenë në gjendje të bëhen ‘high performer’ për të ardhmen që ju synoni. Nuk është detyra e kompanisë të investojë në rritjen e tyre, por zhvillimi i produktit dhe tregut.

Vendosni burimin e duhur në vendin e duhur – Duhet të zhvilloni aftësinë për të vendosur njerëz të aftë në të gjitha pozicionet.

Paguajini njerëzit në bazë të asaj që vlejnë për kompaninë – Aftësitë që janë të nevojshme për një pozicion të caktuar nuk korrespondojnë me një përshkrim abstrakt pune dhe pagat nuk duhet të përcaktohen bazuar paraprakisht në një përshkrim pune teorik.  Ju nuk duhet vetëm të mendoni se sa mund të përballoni bazuar në ecurinë aktuale të biznesit tuaj, por edhe sa mund të përballoni në të ardhmen falë të ardhurave shtesë të krijuara nga punonjësi i ri.

Arti i ndarjes si miq të mirë – Të gjithë drejtuesit duhet të ndihmojnë në mënyrë aktive bashkëpunëtorët që largohen të gjejnë mundësi të reja stimuluese.