825 turistë të huaj me kroçera vetëm gjatë muajit prill vizituan Durrësin

47

Në portin e Durrësit, më i madhi në vend, janë ndalur 825 turistë të huaj vetëm me kroçiera turistike gjatë muajit prill.

Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se heqja e kufizimeve të pandemisë dhe rikthimi gradual drejt normalitetit, po afron gjithnjë e më shumë turistët e huaj drejt vendit tonë gjatë këtij fillim sezoni turistik.

Në portin e Durrësit, gjatë muajit prill 2022 janë ndalur 4 kroçera, e fundit ishte “Monet” që u ankorua në 26 prill.

“Bukuroshja e Adriatikut” që çeli këtë sezon turistik është ndalur dy herë brenda muajit në portin e Durrësit, më pas vijoi kroçera “INSIGINA” dhe “Monet”, që erdhi nga Kotori dhe e vijoi lundrimin në Korfuz, të cilat sollën në total 825 turistë gjatë këtij muaji.

Turistët e huaj pas mbërritjes në portin e Durrësit nisen të organizuar me autobusë drejt qyteteve të Tiranës dhe Krujës, ndërsa qëndrojnë edhe në Durrës për të vizituar qendrat muzeale dhe arkeologjike.